Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së

18.03.2015

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kryesuar nga kryetari i Komisionit, Haxhi Shala, ka mbajtur sot mbledhjen e parë konstituive për legjislaturën VI-të.

Me këtë rast, u diskutua lidhur me fushëveprimin e Komisionit, si dhe për përgatitjen e një Plani të Veprimit të Komisionit, ndërkaq, anëtarët shfaqën zotimin se do të japin kontributin e tyre në Komision në mënyrë profesionale.

Tutje, veç tjerash u diskutua edhe për raportimin e ministrave në Komision, duke u dakorduar që fillimisht në mbledhjen e javës së ardhshme të ftohet ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.