Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme

18.03.2015

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Vjosa Osmani, kryetare e këtij Komisioni, mori vendim që Projektligji nr. 06/L-028 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, t'i dërgohet Kryesisë së Kuvendit për shqyrtim.

Gjatë debatit lidhur me këtë Projektligj, disa nga deputetët kërkuan që Komisioni të votojë rekomandimin e propozuar prej tyre, që, projektligji të mos votohet as në seancë plenare.

Duke pasur parasysh se Raporti Komisionit Qeveritar për çështjen e kufirit me Malin e Zi (i emëruar nga kryeministri Haradinaj), është preliminar dhe të gjeturat e paraqitura prej tij janë objekt hetimi i Prokurorisë së Shtetit, kryetarja e Komisionit Osmani, propozoi që Kryesia e Kuvendit të vendosë për procedim të mëtejmë të Projektligjit.

Pas kësaj, Projektligji u hodh në votim, i cili rezultoi me vota të barabarta (5:5), dhe në këtë rast, për procedimin e mëtejmë të Projektligjit nr. 06/L-028 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, do të vendosë Kryesia e Kuvendit.