Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim Kosovë-BE

18.03.2015

Komisioni për Stabilizim Asociim Kosovë-BE, udhëhequr nga Memli Krasniqi, kryetar, diskutoi lidhur me amendamentet dhe pikat që përfshinë deklarata, e cila do të prezantohet gjatë takimit me anëtarët e Parlamentit Evropian më datë 17 dhe 19 janar në Strasburg.

Po ashtu, në këtë takim u bë e ditur që përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës në ditën e parë të takimit në Parlamentin Evropian, do të jetë ministri i Punëve të Jashtme, Bexhet Pacolli.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga të gjitha subjektet politike.