Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

18.03.2015

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Albulena Haxhiu, kryetare, shqyrtoi raportin e punës të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2017.

Drejtori i kësaj Akademie, Valon Kurtaj, gjatë prezantimit të raportit para komisionit, shkoqiti aspekte përmbajtësore të tij dhe paraqiti të dhëna lidhur me aktivitetet e këtij institucioni gjatë vitit të kaluar.

Duke folur për trajnimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat i organizon Akademia e Drejtësisë, Kurtaj bëri të ditur se Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial kanë miratuar rregulloret të cilat trajnimet e tilla i bëjnë të detyrueshme.

Kyetarja e komisionit, Albulena Haxhiu, kërkoi nga Kurtaj më shumë informata lidhur me trajnimet në aspektin e dhunës në familje dhe çështjeve të tjera gjinore.

Lidhur me këtë, Kurtaj bëri të ditur se Akademia çdo vit organizon trajnime të veçanta lidhur me këtë çështje.

Përkitazi me këtë temë interesimin e tyre e shprehën edhe anëtarë të tjerë të komsionit.

Pas diskutimeve, komisioni miratoi raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë.

Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi dhe përkrahu edhe raportin me amemendamente të komisonit funksonal për Projekligjin për mbrojtjen e konsumatorit, si dhe nismën legjislative për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Familjen i Kosovës, duke e proceduar tutje në Kuvend.