Kuvendi i Republikës së Kosovës

Reagim i Grupit të Grave Deputete ndaj fyrjeve karshi grave në politikë

30.10.2020

Debatet televizive, si ai i mbrëmshi në RTK, në mes të zonjës Tërmkolli dhe z. Gashi, krijojnë parakushte për sulme denigruse ndaj grave në politikë. 
 
Drejtuesit e emisioneve televizive duhet të kenë parasysh që rastet e tilla të mos tolerohen. Mediumi publik, sic është RTK-ja, ka përgjegjësi shtese karshi diskursit publik, në vecanti kur ky diskurs përmban terminologji fyese ndaj cilit do komunitet edhe ndaj grave në politikë.
 
Ndërsa z. Gashi duhet publikisht të kërkoj falje, duke u distancuar nga fjalori i mbrëmshëm, i cili krijon ambient publik fyes dhe denigrues ndaj grave.​