Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbajti mbledhjen e radhës

01.12.2022

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, drejtuar nga kryetarja e Fatmire Kollçaku, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Projektligjin nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023, për fushat që janë në fushëveprim të Komisionit.         

Për këtë arsye ishin të ftuar edhe ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, u.d. drejtoresha e përgjithshme e SHSKUK-ja, Pranvera Zejnullahu - Raçi, si dhe nga stafi mbështetës i tyre.

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë dhe u.d.  Pranvera Zejnullahu –Raçi paraqitën shkurtimisht një kornizë të ndarjes së buxhetit vjetor 2023, si dhe objektivat dhe qëllimet.

Mbledhja vijoi me pyetje dhe diskutime të deputetëve në adresë të përfaqësuesve të institucioneve të lartpërmendura, lidhur me buxhetin e paraparë për sektorin e shëndetësisë dhe mundësinë për realizimin e objektivave të përcaktuara.