Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim diplomatin japonez, Keisuke Yamanaka 

18.01.2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim të Ngarkuarin e ri  me Punë pranë Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka. 

Kryetari Konjufca uroi z.Yamanaka për detyrën e re dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj vendit tonë. 

Japonia mike, përveçse kontribuuese e madhe në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, vazhdon të jetë përkrahëse në procese të rëndësishme të shtetndërtimit të saj dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës, theksoi kryetari Konjufca, duke shprehur njëherësh gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët. 

Nga ana e tij, z.Yamanaka konfirmoi përkushtimin për nxitjen dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës.