Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kuvendi publikon ftesën/thirrjen për paraqitjen e nominimeve për dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese

11.06.2021

Në bazë të vendimit të Komisionit të posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, datë 10 qershor 2021, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka publikuar sot ftesën/thirrjen publike për paraqitjen e nominimeve për dy (2) gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Nominimet dhe aplikacionet dërgohen personalisht në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë - Rr. “Nëna Terezë” p.n. Drejtoria e Personelit, Zyra N-217, jo më vonë se deri më 30 qershor 2021, në orën 16:00.

Linku:

https://www.kuvendikosoves.org/shq/punesimi/vende-te-lira-pune/