Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

01.02.2023

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, i kryesuar nga z. Hydajet Hyseni, Nënkryetari i parë i Komisionit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i Raportit për punën e komisionit. për vitin 2022. Pas një diskutimi shterues, anëtarët e Komisionit miratuan Raportin për punën e komisionit për vitin 2022 me disa amendamente.

Në vazhdim të mbledhjes së lartpërmendur, anëtarët e Komisionit formuan një grup pune prej tre anëtarësh për përgatitjen e Planit të Punës së Komisionit për vitin 2023.