Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal

22.04.2024

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, nën drejtimin e kryetarit Valon Ramadani, përmbylli me sukses vizitën zyrtare në Parlamentin Evropian. 

Kryetema që bashkoi përfaqësuesit nga parlamenteve dhe institucioneve të tjera nga rajoni dhe Evropa ishte rreth mbështetjes në trajnim dhe luftim kundër dezinformimit si dhe mundësisë së shkëmbimit të përvoja më të mira mes pjesëmarrësve.

Vizita zyrtare studimore erdhi si rezultat i Asamblesë së Qytetarëve në Kosovë, e realizuar kjo në janar të këtij viti, ku 50 qytetarë të përzgjedhur rastësisht, reflektuar diversitetin e shoqërisë kosovare në aspektin e moshës, gjinisë, vendbanimit dhe prejardhjes etnike, përgjatë dy ditëve intensive, shpalosën shqetësimin e tyre referuar kësaj çështje. Për rrjedhojë kjo asamble nxori 30 rekomandime, të cilat gjetën përkrahjen edhe nga trajnerët e involvuar si dhe komisionit në fjalë.

Prandaj, vazhdimi i Asamblesë së Qytetarëve si dhe adresimi i të dalurave nga kjo asamble, por po ashtu, ndërtimi i qëndrueshmërisë në luftën kundër dezinformimit; mjetet dhe strategjitë për luftimin e dezinformimit, puna e Parlamentit Evropian kundër manipulimit të informacionit dhe mbështetjes së qëndrueshmërisë – puna e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) si dhe puna e Komisionit Evropian kundër dezinformimit, ishin ndër pikat kyçe të kësaj vizite, e që u vlerësuan si moment krucial për vet faktin se edhe Komisioni për Media është duke punuar në legjislacionin për KPM.

Përgjatë qëndrimit të tyre në PE, anëtarët e komisionit në fjalë zhvilluan diskutime përmbajtësore dhe mjaft frytdhënëse sa i përket fushës së në Luftimin e Dezinformimit, si një nga mjetet e luftës hibride që po kërcënon demokracinë anë e kënd botës, por po ashtu barasvlefshëm u garantua bashkëpunim mes partnerëve nga PE.

Nga Parlamenti Evropian, u çmua lart vendosmëria e Kosovës për t'i kontribuar ruajtjes së demokracisë kudo që ajo cenohet. 

Në përbërje të delegacionit ishin edhe deputetët, anëtarë të komisionit: 
 
Isak Shabani, Fidan Jilta, Nijazi Isaku, Fitim Haziri, Besim Muzaqi, Mergim Lushtaku dhe Agim Veliu.