Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Legjislacion …, mbajti dëgjim publik për Projekt-Kodin e Procedurës Penale nr. 08/L-032

17.01.2022

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar, sot mbajti dëgjim publik për Projekt-Kodin e Procedurës Penale nr. 08/L-032.

Kryetari i këtij komisioni parlamentar, Adnan Rrustemi, duke e vlerësuar të rëndësishëm këtë dëgjim publik, tha se Projekt-Kodi i Procedurës Penale nr. 08/L-032, është një hap tjetër i madh për reformat e drejtësisë në vend.

Në vazhdim, përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Oda e Avokatëve të Kosovës, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, gjatë diskutimeve të tyre, paraqiten vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet konkrete për nene të caktuara të Projekt-Kodit të Procedurës Penale nr. 08/L-032, duke kërkuar që të merrën parasysh.

Gjatë dëgjimit publik, për çështje të caktuara, diskutuan edhe deputetët, Driton Selmanaj, nënkryetar i parë i këtij komisioni, dhe Besnik Tahiri, anëtar i këtij komisioni, të cilët po ashtu janë edhe anëtarë të grupit punues për Projekt-Kodin e Procedurës Penale nr. 08/L-032.

Në përmbyllje, kryetari i Komisionit për Legjislacion …, Adnan Rrustemi, duke e vlerësuar të frytshëm këtë dëgjim publik, tha se vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet e pjesëmarrësve, do të merrën parasysh nga grupi punues i këtij komisioni, gjatë shqyrtimit nen për nen të Projekt-Kodit të Procedurës Penale nr. 08/L-032, dhe më pas do të procedohet për lexim të dytë në seancë plenare.

Rrustemi, po ashtu, tha se vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet do t’i përcillen edhe Ministrisë së Drejtësisë.