Kuvendi i Republikës së Kosovës

Aktivitetet e transparencës së Kuvendit

Të premten Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë

Nesër, më 15 shtator 2017, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë. Duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.

Nga punimet e Konferencës vjetore Kuvend – Shoqëri Civile

Organizuar nga Forumi për Transparencë Parlamentare, sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, zhvilloi punimet Konferenca e tretë vjetore, Kuvend-Shoqëri Civile, qëllimi i së cilës është përfshirja sa më e madhe e organizatave të shoqërisë civile në politikë bërje, ligj bërje dhe ndihmë në mbikëqyrjen e ekzekutivit.

Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur dyert për të gjithë qytetarët, të cilët dëshirojnë të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe të njihen me punën përfaqësuesve të tyre të zgjedhur, si dhe ka organizuar një varg aktivitetesh që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.

Hapja e dyerve sjell në Kuvend rreth 500 bashkatdhetarë

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur sot dyert për të gjithë bashkatdhetarët të cilët aktualisht gjenden për pushime në Kosovë, duke u mundësuar atyre që të vizitojnë mjediset e institucionit më të lartë legjislativ dhe përfaqësues të vendit, dhe të takohen me deputetë.

Kryetari Veseli mori pjesë në Konferencën për etikën parlamentare

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot mori pjesë në Tryezën "Parimet e etikës parlamentare dhe integriteti institucional", e zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Komisionit të Kongresit të SHBA-ve për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë (HDP), me mbështetjen e USAID-it.