Fushëveprimi i këtij komisioni përfshin:
- Në koordinim me Kryetarin dhe me Kryesinë e Kuvendit, bën ndërtimin e bashkëpunimit me parlamentet e shteteve dhe e promovon anëtarësimin e Kuvendit në organizatat parlamentare rajonale e ndërkombëtare;
- Shoqërimin e Kryetarit të Kuvendit në takimet parlamentare ndërkombëtare;
- Ratifikimin në bllok ose ndaras të traktateve ekzistuese, të cilat Kosova dëshiron t’i nënshkruajë;
- Përcjelljen e negociatave të udhëhequra nga Qeveria për bashkëpjesëmarrje të saj në traktatet e reja dhe e nis debatin për ratifikimin e tyre;
- Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve për punë të jashtme, diasporë dhe për imunitetet diplomatike;
- Mbikëqyrjen e veprimeve të Qeverisë në planin e politikës së jashtme dhe të diasporës;
- Shoqërimin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës në takime të caktuara, të rëndësishme;
- Bashkëpunimin me komisionet homologe të parlamenteve të vendeve të tjera;
- Promovimin e diplomacisë parlamentare të Kuvendit;
- Shqyrtimin e projektligjeve të propozuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës;
- Shqyrtimin e projektbuxhetit dhe rishikimin e buxhetit të Ministrisë së resorit përkatës dhe i rekomandon Komisionit për Buxhet, shqyrtimin dhe miratimin e tij në Kuvend, duke i përfshirë edhe amendamentet;
- Shqyrtimin e çështjeve të tjera, të përcaktuara me këtë Rregullore dhe të çështjeve, të cilat me vendim të veçantë të Kuvendit i barten këtij komisioni.
Në ushtrimin e funksioneve, komisioni bashkëpunon me ministrinë e resorit përkatës, me rrjetin diplomatik të Kosovës dhe me të gjitha ministritë e tjera, nga të cilat mund të kërkojë të dhëna konkrete, duke i përfshirë edhe raportet e drejtpërdrejta të ministrave ose të personave të tjerë përgjegjës, kur kjo kërkohet nga komisioni.